“Squid Game” zyrtarisht seriali më i shikuar në Netflix, arrin 111 milionë shikime

Squid Game është bërë seria më e popullarizuar e Netflix, duke tërhequr 111 milionë shikues që nga debutimi në më pak se katër javë më parë, bëri të ditur shërbimi i transmetimit të martën.
Seriali në të cilin konkurrentët luajnë lojëra për fëmijë me pasoja vdekjeprurëse në një përpjekje për të fituar miliona dollarë, është bërë një sensacion mbarëbotëror për shërbimin e transmetimit.
Aktualisht qëndron në vendin e parë në 10 listat kryesore të Netflix në 94 vende të botës.
“Seriali ka arritur përtej ëndrrave tona më të çmendura. Kur filluam të investonim në seri dhe filma koreanë në 2015, e dinim që donim të bënim histori të klasit botëror për fansat kryesorë të përmbajtjes K në Azi dhe botë,”, tha nënkryetari i Netflix për Korenë, Azinë Juglindore, Australinë dhe Zelandën e Re, Minyoung Kim./TV21

Back to top button