Pas situatës në veri reagon Kurti

Pas  situatës të tensionuar në Veri të Mitrovicës gjatë aksionit të Policisë, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke thënë se krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë.
Kurti ka shtuar se ky aksion ishte kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës
“Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale. Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka shtuar se aksioni i sotëm policor ka përfunduar.
“U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë”, ka shkruar Kurti./21Media

Back to top button