Stano: Marrëveshja nuk çon drejt njohjes reciproke, objektivi është normalizimi i marrëdhënieve

Bashkimi Evropian tha se marrëveshja nuk çon drejt njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një zëdhënës i BE-së, Peter Stano tha se objektivi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe jo njohja reciproke ndërmjet tyre. Deklarimet pasuan takimin ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq në Bruksel, në të cilin siç u bë me dije u arrit pajtueshmëria rreth propozimit evropian për normalizim marrëdhëniesh.
“Përgjigja është jo. Sepse objektivi i dialogut nuk është njohja por objektiv i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përmbajtja e normalizimit definohet nga të dyja palët dhe BE-ja është lehtësuese. Ne nuk iu diktojmë se cfarë duhet dhe si duhet ta bëjnë. Ne ju ndihojmë atyre që të arrijnë deri aty në frymën e pjekurisë evropiane dhe të kompromisit evropian për përfitim të qytetarëve të tyre. Objektivi dhe mandati i BE-së në këtë dialog është t’i ndihmojmë ata të arrijnë një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese për normalizim të marrëdhënieve”, tha Stano, transmeton rtv21./21Media 

Back to top button