Stano: Nuk ka propozime të reja për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës

Sipas Stanos nuk ka asgjë të re

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha sot se nuk ka propozim të ri për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.
Stano për “Tanjug” ka thënë se nuk ka ndonjë gjë të re dhe se është vetëm propozimi që ka bërë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, e për të cilin ka folur të hënën.
“Ka një propozim në tryezë që Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, foli në një konferencë shtypi të hënën dhe diskutimet për të janë duke vazhduar. Pra, nuk ka asgjë të re dhe ajo që tha të hënën është ende aktuale”, tha Peter Stano.
Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka mohuar se është arritur ndonjë marrëveshje për targat./21Media

Back to top button