Stano: Serbia të bashkëpunojë pa kushte për hetimin e sulmit në Banjskë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të rikthehen në dialog.

Sipas tij, edhe mesazhi i shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell është se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Rikthimi në dialog është një porosi e pa ekuivoke dhe e qartë për të dyja palët. Duhet të ktheheni në dialog përndryshe nuk do të zgjidhni çështjet. Pritja e dytë shumë e rëndësishme dhe gjithashtu thirrje, që është përsëritur dhe rikujtuar, një thirrje e vazhdueshme për të shtendosur situatën dhe të bëjnë çdo gjë të mundshme për të shtendosur situatën. ”, ka thënë ai.

Stano ka shtuar se nga Serbia presin bashkëpunim të plotë dhe të pakushte pë ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë.

Sipas tij, nëse ka gatishmëri për të gjetur zgjidhje, ka edhe mënyra për ta gjetur atë.

“Pritja tona nga Serbia janë jo vetëm bashkëpunimi i plotë nga Serbia, por një bashkëpunim i pakusht nga Serbia. Nëse ka vullnet ka rrugë. Nuk duhet të fshihet askush prapa formaliteteve për njohje ose jo. Ka mënyra të mjaftueshme se si mund të ndani gjetjet tuaja, si mund të bashkpëunoni, si mund të kontribuoni në hetimet e plota, sepse kjo ishte një gjë aq serioze çfarë ndodhi më 24 shtator. Ne duhet ta qartësojmë plotësisht për arsye se do të ketë ka pasoja. Pra duhet të hetohet plotësisht. Qëndrimi i BE-së është shumë i qartë dhe është bërë i ditur shumë herë; ne presim bashkëpunim të plotë dhe të pakusht nga Serbia, nga çdo kush që mund të kontribuojë për të përfunduar këtë hetim sa më parë për të pasur një pamje të qartë se çfarë ndodhi, pse ndodhi dhe kush mori pjesë dhe kush e orkestroi. Bazuar në këtë BE-ja do të vendos se cilat do të jenë hapat e mëtejmë në raport me Serbinë, Kosovën, dialogun dhe rajonin”, ka thënë ai./21Media

Back to top button