Stano: Synimi është normalizimi dhe përafrimi për nënshkrim të marrëveshjes

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se qëllimi dhe synimi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja është që të shtyjë përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe t’i sjellë ato, eventualisht, deri tek nënshkrimi i një marrëveshjeje ligjërisht obliguese për normalizim të marrëdhënieve.
Stano në një konferencë me gazetarë në Bruksel thekoi se takimi i radhës në Ohër i nivelit të lartë synon diskutimin për modalitetet e zbaitit të marrëveshjes
“Qëllimi dhe synimi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja është që të shtyjë përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe t’i sjellë ato eventualisht deri tek nënshkrimi i një marrëvessjeje ligjërisht obliguese për normalizim të marrëdhënieve. Por kjo është  në fund të procesit. Tani ne jemi në mes të procesit. Takimi i javës së kaluar nuk kishte të bënte me nënshkrimin por me diskutimin për propozimin e BE-së. Ata të dy e miratuan dhe u pajtuan se nuk ka nevojë për më shumë diskutime për substancën e këtij propozimi. Ajo që u pajtuan është se pas cdo takimi kemi vazhdim të atij takimi, një proces i vazhzueshëm, në të cilin ata do të angazhohen rreth diskutimit për zbatimin e udhërrëfyesit. Kjo sepse marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë parasheh disa parime, por ajo që është e rëndësishme është zbatimi. Tani faza tjetër e procesit është takimi i radhës në nivelin e lartë, më vonë gjatë këtij muaji, ku do të diskutojmë modalitetet e zbatimit”./21Media

Back to top button