Kaloni te përmbajtja kryesore

Statovci “godet” Kurtin për skemat: Po devijohet vullneti i qytetarëve

(Lajm i përditësuar)


Statovci “godet” Kurtin për skemat: Po devijohet vullneti i qytetarëve

Jeta Statovci nga LDK, në emisionin “Click” të RTV21, kritikoi skemat e dhëna nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti duke thënë se dhënia e tyre dy javë para zgjedhjeve devijon vullnetin e sinqertë qytetar.

“Nuk jam kundër skemave mbështetëse për qytetarët, mirëpo nuk i duartrokas kur ato janë dy javë para zgjedhjeve, sepse mendoj se e devijon dhe e deformon vullnetin e sinqertë qytetar, po flasim diku për një pako 200 milionë të cilat bëhen me vendime jo me ligj, që nënkupton siguri qytetare se kur dhe pse mirren, mirëpo varësisht të disponimit”, deklaroi ajo./RTV21/21Media


Pse u “prish” Osmani me Kurtin? Statovci tregon arsyet

Jeta Statovci nga LDK, në emisionin “Click” të RTV21, e pyetur se pse është “prishur”, Vjosa Osmani me Albin Kurti tregoi disa arsyje. Derisa shtoi se Osmani pati gjykime për mendimin e saj.

“Nuk pati akuza, vërejtje në punën e saj, pati gjykime në mendimin e saj si dhe në tendencën që të ketë kontrollim mbi gjitha institucionet”, deklaroi ajo./RTV21/21Media


Statovci për Osmanin: Mëkati i saj mund të jetë performanca e saj

Jeta Statovci nga LDK, në emisionin “Click” të RTV21, duke folur për Vjosa Osmanin tha se mëkati i saj është vetë performanca e saj, duke përmendur edhe helmin që sipas saj derdhet për të.

“Për një grua që të ketë ambicie qenka problem, e për dikë që nuk mjafton 50% e dëshiron 60%, dëshiron kontrollë total, ajo ambicie nuk qenka telashe për vlerësimin e tij. Unë mendoj që mëkati i saj mund të jetë dhe vetë performanca e saj, pse derdhet kaq shumë helm në të”.

Ajo ndër të tjera shtoi se Kurti para zgjedhjeve të dhjetorit flet vazhdimit për çështjen e presidentit.

“Nëse i referohemi deklarateve të Kurtit përpara procesit zgjedhor të dhjetorit flet vazhdimisht për rizgjedhjen e presidentit dhe nuk ka asnjëri nga eksponentët politik të LVV-së apo i qeverisë që ka kritikë direkte karshi punës së saj, pavarësisht mendimit”, tha ajo./RTV21/21Media


A iu frikësua Kurti-Osmanit? kjo është përgjigjja e Statovcit

Jeta Statovci nga LDK, në emisionin “Click” të RTV21, e pyetur se a i është frikësuar Albin Kurti, mandatit të dytë të Osmanit tha se ai nuk e donte si presidente Vjosa Osmanin.

“Përderisa nuk e donte si presidente, por për të ishte e pranueshme si zëvendëskryeministre dhe jo ministre, unë mendoj që kishte elemente të asaj që po e thonte. Për pozicionin nën kontroll të Kurtit ajo ishte e pranueshme dhe unë mendoj që ishte me qëllim për të dëmtuar prespektivën afatgjate të Vjosa Osmanit si dhe etiketimeve që ‘ke qenë ministre e imja”, tha ajo./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button