Stavileci uron basketbollistët e talentuar nga Prishtina

Ministri Stavileci ka uruar basketbollistët nga Prishtina për fitoret e arritura

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka uruar basketbollistët nga Prishtina, pasi u zgjodhën më të mirët në Kosovë, si femrat ashtu edhe meshkujt.

Stavileci përmes një postimi në Facebook, shprehu emocionet e tij për këtë fitore të klubit prishtinas, shkruan rtv21.tv

“Edhe djemtë edhe vashat e Prishtinës më të mirët e Republikës. Me këto 2 kupa të reja në vitrinat tona të stërmbushura numri i trofeve arrin në 26 për vetëm 3 vjet e gjysmë”, ka shkruar Stavileci.

Tutje ministri tha se kjo është krenari e madhe për të por edhe për Prishtinën, duke shtuar se kampion edhe lind edhe bëhesh.

“Impresionante. E paharrueshme. Gati e papërsëritshme. Më shumë se krenari për mua dhe qytetin e Prishtinës. Kampion edhe lind edhe bëhesh”, përfundoi Stavileci./21Media

Back to top button