Kërkohet themelimi i Ushtrisë së Kosovës

Në thirrjen drejtuar presidentit të vendit, kryeministrit, ministrit të FSK-së dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ata kanë shprehur shqetësimet lidhur me zhvillimet rreth situatës së sigurisë në Kosovë, duke marrë parasysh ekspozimin e territorit të Republikës së Kosovës ndaj kërcënimeve të drejtpërdrejta nga Serbia.

“Pavarësisht mundësive të kufizuara financiare të Kosovës dhe nevojave të shumta në sferën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, etj. siguria kombëtare nuk ka çmim. Ajo është parakusht për zhvillim. Përvojat tona të vazhdueshme si popull kanë dëshmuar se në mungesë të strukturave efektive mbrojtëse, popullata civile e vendit dhe interesi i Kosovës janë dëmtuar në vazhdimësi”, thuhet ndër të tjerash në thirrjen e nënshkruar në mënyrë elektronike nga 25 profesionistë apolitikë nga Kosova dhe diaspora.

”Presidentit të Republikës së Kosovës

Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Kryeministrit të Republikës së Kosovës

Ministrit të FSK-së

Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës

25 janar 2017

Ne të poshtëshënuarit të vetëdijshëm për: pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës dhe rrezikun e ndarjes së vendit rrezikun e përfshirjes së të gjithë rajonit në një konflikt të ri me shkallë të gjerë zhvillimet politike e gjeostrategjike në rajon dhe në botë mungesën e mekanizmave efikas mbrojtës të Republikës së Kosovës prezencën e NATO-s në Kosovë dhe nevojën e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës.

Duke u thirrur në: parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjet dhe zakonet ndërkombëtare për paqe e siguri.

Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetmbrojtje në rast të agresionit të jashtëm bëjmë THIRRJE për krijimin e menjëhershëm të Ushtrisë së Kosovës me qëllim që kjo ushtri t’i shërbejë interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim, paqes, sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial e sovranitetit të vendit. Me Ushtrinë e Kosovës duhet të krijohet infrastruktura e kompletuar mbrojtëse përfshirë komponentët për mbrojtje tokësore, ajrore dhe kibernetike. Kjo infrastrukturë mbrojtëse duhet të shtrihet në tërë territorin e Kosovës bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pavarësisht mundësive të kufizuara financiare të Kosovës dhe nevojave të shumta në sferën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, etj. siguria kombëtare nuk ka çmim. Ajo është parakusht për zhvillim. Përvojat tona të vazhdueshme si popull kanë dëshmuar se në mungesë të strukturave efektive mbrojtëse, popullata civile e vendit dhe interesi i Kosovës janë dëmtuar në vazhdimësi. Ne nuk guxojmë të lejojmë të na përsëritet historia.

Kjo thirrje është nënshkruar në mënyrë elektronike nga (sipas alfabetit):

Emri e Mbiemri Profesioni Vendi

1. Abit Hoxha Studiues i mediave dhe sigurisë Gjermani

2. Agim Musliu Njohës i sigurisë Kosovë

3. Agim Morina Gjuhëtar Britani e Madhe

4. Agon Maliqi Politolog Kosovë

5. Anton Ahmetaj Ekonomist Norvegji

6. Arben Hajrullahu Politolog Kosovë

7. Arber Ahmeti Studiues i sigurisë Austri

8. Armend Bekaj Politolog Suedi

9. Avni Zogiani Hulumtues Kosovë

10. Bekim Baliqi Politolog Kosovë

11. Besnik Pula Sociolog ShBA

12. Dardan Velija Konsulent i politikave publike Kosovë

13. Donik Sallova Politolog Kosovë

14. Gani Ahmetaj Afarist ShBA

15. Ganimete Asllani Juriste Britani e Madhe

16. Getoar Mjeku Avokat ShBA/Kosovë

17. Jeta Rudi Ekonomiste ShBA

18. Kujtim Dobruna Ekonomist Austri/Zvicër

19. Lumir Abdixhiku Ekonomist Kosovë

20. Pal Shtufi Afarist Zvicër

21. Petrit Zogaj Politolog Kosovë

22. Pëllumb Kelmendi Politolog ShBA

23. Shkëlzen Gashi Studiues Kosovë

24. Uk Lushi Ekonomist ShBA

25. Valmir Ismaili Politolog Kosovë”, bëhet e ditur në komunikatën e 25 profesionistëve apolitikë nga Kosova dhe diaspora.

Back to top button