Sting ia shet gjithë këngët Universalit

Sting ka shitur gjithë katalogun e tij të këngëve, duke përfshirë edhe punën solo dhe materialin e “The Police”, te Universal Music Group.
“The Police” kishin këngë shumë të njohura, si “Every Breath You Take” e “Roxanne”.
Më pas ai shijoi suksesin edhe si solokëngëtar, më këngët “Fields of the Gold”, ku gjithashtu ka fituar 17 çmime Grammy, e tri Brit Awards.
“Është thelbësore për mua që puna e karrierës sime të ketë një shtëpi ku vlerësohet dhe respektohet – jo vetëm për t’u lidhur me fansat e vjetër në mënyra të reja, por edhe për t’i prezantuar këngët e mia audiencës, muzikantëve dhe brezave të rinj”, tha 70-vjeçari.
Sting, emri i vërtetë i të cilit është Gordon Sumner, ishte frontmeni, basisti dhe autori kryesor i këngëve në The Police në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980, përpara se të dilte solo./21Media

Back to top button