Stoltenberg arrin në Turqi, do të vizitojnë zonën e tërmetit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka arritur në Turqi. Atje është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Çavuşoğlu
Pikat kryesore nga deklaratat e ministrit Çavuşoğlu:
Stoltenberg do të shkojë në rajon pas takimit me Presidentin tonë. Aty do të takohen me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare Akar dhe do të vizitojnë zonën e tërmetit. Ata do të shqyrtojnë përgatitjet e qendrave të strehimit që do të sigurohen nga NATO.
“Sot diskutuam edhe çështje që lidhen me axhendën si lufta në Ukrainë dhe zgjatja e marrëveshjes së grurit. Ne shprehëm pritshmëritë tona për anëtarësimin në NATO të Suedisë dhe Finlandës. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen e nevojshme që NATO të bëhet më e fortë.”, tha Çavuşoğlu/21Media

Back to top button