Ngjarjet e datës 25 qershor

Mbledhje e Kuvendit të Komunës së Deçanit (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)
Ceremonia e mbylljes së Ligave Universitare 2026 (Fusha sportive e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, ora 10:00)
BIRN Kosova, në partneritet me ACDC, organizon ngjarjen përmbyllëse të projektit “Shpalosja e së vërtetës: Luftimi i gazetarisë monoetnike dhe avokimi për personat e zhdukur në Kosovë”, i mbështetur nga BE-ja. Merr pjesë U.D. e presidentes Albulena Haxhiu (Reporting House, Prishtinë 10:00
Ceremonia e 5-vjetorit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe 15-vjetorit të themelimit të autoritetit për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Kosovës. Merr pjesë U.D. e presidentes Albulena Haxhiu. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 10:45)
Shënohet 90-vjetori i lindjes së akademik Rexhep Qosja. Merr pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)
Ambasada Britanike në Kosovë lanson UK-Kosovo Tech Hub, një platformë e re e vendosur në Tech Park Prishtina, me qëllim lidhjen e sektorit të TIK-ut të Kosovës me partnerë dhe mundësi biznesi në Mbretërinë e Bashkuar. (Tech Park Prishtina, Prishtinë, ora 13:30)
Prezantim i Rezidencës INFRARED 2026, një program që mbështet kërkimin dhe eksperimentimin artistik rreth çështjeve mjedisore dhe marrëdhënieve ndërmjet njeriut dhe ambientit. (Rezidenca 17, Prishtinë, ora 18:00)
Ekspozita fotografike “Shards of the heart” e fotografes Tamila Lissner ( Europe House, Prishtinë, ora 18:00)
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?