Stoltenberg: Po shqyrtojmë rritjen e përhershme të pranisë së NATO-s

(Lajm i përditësuar)
Stoltenberg: I mirëpres propozimet e fundit për themelimin e asociacionit
Shefi i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka thënë se është kënaqësi që të jetë sërish në Prishtinë.
Stoltenberg ka thënë se mirëpresin propozimin e fundit të bërë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se e ishte hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Kënaqësi të jem përsëri në Prishtinë dhe të takohem përsëri me ju pas takimit në Bruksel. Sapo patëm një diskutim të rëndësishëm për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Në shtator pamë një ndezje të dhunës në veriun e Kosovës që ngriti shqetësime të një konflikt më i gjerë mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor”, tha Stoltenberg.
Osmani me Stoltenberg: Nëse Serbia nuk përballet me sanksione, mund të cenojë sërish sigurinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg që të ndëshkohet Serbia për aktin e agresionit ndaj Kosovës, më 24 shtator në në Banjskë të Zveçanit.
Osmani pas takimit me Stoltenberg, tha se nëse Serbia nuk përballet me masa ndëshkuese, mund të cenojë sërish sigurinë në Kosovë dhe rajon.
Ajo i ka kërkuar Stoltenberg edhe të insistojë për tërheqjen e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën.
Fillon takimi i Osmanit me Stoltenbergun
Ka filluar takimi në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Osmani dhe Stoltenberg nga ora 16:10 pritet të mbajnë konferencë për media.
Takimi mes Osmanit dhe Stoltenbergut është në kuadër të turit të vizitave të këtij të fundit në Ballkanin Perëndimor.
Stoltenberg sot në Kosovë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë.
Sipas njoftimit të NATO-s, Stoltenberg do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it dhe do t’iu adresohet trupave.
Stoltenberg do të takohet gjithashtu me drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein.
Para se të vijë në Kosovë, Stoltenberg do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën.
Të martën, më 21 nëntor, sekretari i përgjithshëm do të jetë në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa të mërkurën, ai do të merr pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni, ku janë ftuar të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.