Stoltenberg: Rusia e di se do të ketë “pasoja të rënda” nëse armët bërthamore përdoren në Ukrainë

Rusia e di se do të ketë “pasoja të rënda” nëse armët bërthamore përdoren në Ukrainë, tha të premten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Ata e dinë se do të ketë pasoja të rënda. Nuk do të elaboroj saktësisht se si do të reagojmë, kjo varet se çfarë lloj armësh të shkatërrimit në masë mund të përdorin”, tha ai.
Komentet e tij vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin ngriti spektrin e përdorimit të armëve bërthamore në një fjalim të mërkurën, transmeton rtv21.tv.
“Ne po i dërgojmë këto mesazhe dhe po e bëjmë të qartë për të parandaluar që kjo të ndodhë”, tha Stoltenberg./21Media

Back to top button