Stoltenberg: Të jemi gati për të bërë më shumë, edhe nëse duhet të paguajmë një çmim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, po mban një konferencë shtypi tani nga selia e aleancës së mbrojtjes në Bruksel.
Pas një takimi të përfaqësuesve të NATO-s, Stoltenberg u tha gazetarëve se Rusia ka prishur paqen në Evropë.
“Mendimet tona janë me të vrarët e të plagosurit dhe të zhvendosur”, shtoi ai.
Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë sulmin e saj, të tërheqë forcat e saj nga Ukraina dhe të rihyjë në dialogun paqësor.
“Kjo krizë na prek të gjithëve”, theksoi ai, përcjellë rtv21.tv
Stoltenberg tha se pushtimi ka shkaktuar vuajtje të mëdha dhe argumenton se udhëheqësit perëndimorë duhet “të qëndrojnë të gatshëm për të bërë më shumë, edhe nëse kjo do të thotë se duhet të paguajmë një çmim, sepse jemi në këtë për një kohë të gjatë”.
“Bota do t’i kërkojë llogari Rusisë dhe Bjellorusisë për veprimet e tyre. Rusia si agresore, Bjellorusia si mundësuese”, shtoi ai.
Stoltenberg, siç raporton BBC, theksoi se “objektivat e Kremlinit nuk kufizohen vetëm në Ukrainë” dhe vëren se Rusia ka kërkuar marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për të ndaluar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s./21Media

Back to top button