NATO: Do të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje politike dhe praktike Ukrainës

Krerët e shteteve anëtare të NATO-së, pas takimit kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, ku i bëhet thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë sulmin e saj ushtarak, të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina dhe të kthehet prapa nga rruga e agresionit që ka zgjedhur.
Në deklaratë thuhet se ky sulm është brutal dhe tërësisht i paprovokuar dhe i pajustifikuar. “Ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje politike dhe praktike Ukrainës, ndërsa ajo vazhdon të mbrohet dhe u bën thirrje të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë. Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, duke përfshirë ujërat e saj territoriale. Ky qëndrim parimor nuk do të ndryshojë kurrë. Ne do të bëjmë të gjitha dislokimet e nevojshme për të siguruar parandalim dhe mbrojtje të fortë dhe të besueshme në të gjithë Aleancën, tani dhe në të ardhmen. Masat tona janë dhe mbeten parandaluese, proporcionale dhe joshkallëzuese”, thuhet në deklaratën e përbashkët te shteteve anetare te NATO-s./21Media

Back to top button