Stoltenberg thotë se Finlanda do të mirëpritet ngrohtësisht në NATO

Finlanda do të “mirëpritet ngrohtësisht në NATO”, tha shefi i aleancës ushtarake Jens Stoltenberg pasi politikanët kryesorë të vendit thanë se dëshironin të anëtarësoheshin.
“Ky është një vendim sovran i Finlandës, të cilin NATO e respekton plotësisht. Nëse Finlanda vendos të aplikojë, ata do të mirëpriten ngrohtësisht në NATO dhe procesi i pranimit do të jetë i qetë dhe i shpejtë”, tha Stoltenberg, sipas zyrës së tij.
“Finlanda është një nga partnerët më të afërt të NATO-s, një demokraci e pjekur, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe një kontribues i rëndësishëm për sigurinë euro-atlantike”, shtoi ai.
Më herët të enjten, presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja finlandeze Sanna Marin lëshuan një deklaratë të përbashkët duke njoftuar mbështetjen e tyre për një aplikim finlandez për t’u bashkuar me NATO-n, transmeton rtv21.tv.
Stoltenberg tha se ishte dakord me analizën e Niinisto dhe Marin “që anëtarësimi në NATO do të forconte sigurinë e NATO-s dhe Finlandës”.
Ai theksoi se pranimi i Finlandës në NATO do të tregonte “se dera e NATO-s është e hapur dhe se Finlanda vendos vetë të ardhmen e saj”./21Media

Back to top button