“Stop Chasing Shadows” të shtunën në Kino Armata

Këtë të shtunë(18 dhjetor), me fillim nga ora 18:00 në Kino Armata do mbahet koncerti “Stop Chasing Shadows”.
Grupi muzikor i përbërë nga Feray Derviş, Nol Sahatçiu, Armend Shala, Valon Berisha, Artea Bajri dhe Denis Lula për herë të parë do të performojnë live e jo nga shtëpitë e tyre.
Ata do të sjellin një interpretim të bendit ‘Morcheeba’, me këngë nga albumet e ndryshme të tyre.
Kështu, më 18 dhjetor në Kino Armata do të keni mundësi të dëgjoni muzikën e artistëve të lartcekur.
Nga faqja zyrtare e Kino Armatës është bërë e ditur se numri i ulëseve është i kufizuar, kjo për shkak të masave antiCovid./21Media

Back to top button