Zelensky thirrje OKB-së ta mbajë Rusinë përgjegjëse, t’i japë garanci Ukrainës

Në fjalimin e tij përballë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ia ka kërkuar OKB-së të sigurojë garanci për Ukrainën.
“Ku është siguria që Këshilli I Sigurimi duhet ta garantojë? Nuk është aty. Edhe pse ka një Këshill të Sigurimit. Pra, ku është paqja? Cilat janë ato garanci që Kombet e Bashkuara duhet të garantojnë”, ka thënë Zelensky.
Presidenti ukrainas kërkoi që veprimet e forcave ruse të trajtohen si krime lufte. Ai kërkoi hetime të plota dhe transparente.
“Aksesi maksimal për gazetarët, bashkëpunimi maksimal me institucionet ndërkombëtare, përfshirja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare – përgjegjësi e plotë. Jam I sigurt që çdo shtet anëtar I OKB-së duhet të jetë I interesuar për këtë. Për të dënuar të gjithë ata që e konsiderojnë veten të privilegjuar dhe besojnë se mund të shpëtojnë nga çdo gjë”, tha më tej Zelensky./21Media

Back to top button