Struktura banimi nga bora në Siberi

 
Kasollet u ndërtuan nga akulli e bora pranë liqenit Ob në Siberi. Ato ishin pjesë e festivalit të ndërtimit të strukturave nga bora, që u mbajt në këtë vend. Pjesëmarrësit shihen duke ndërtuar kasolle apo struktura banimi, të cilat zakonisht i shfrytëzojnë banorët e pjesës veriore të këtij vendi.
Nëse ato ndërtohen si duhet, nga brenda mund të jenë të ngrohta. Me rëndësi është që në mure të mos mbesin vrima.
Me këtë rast, organizatori i festivalit Vyacheslav ka sqaruar se ndërtimi i këtyre kasolleve nga bora duhet të bëhet me një teknologji, e kjo do të thotë që blloqet e borës të prehen me korrektësi, të përshtaten mirë me njëra-tjetrën, të mos ketë hapësirë në mes tyre, dhe kështu edhe do të cilësohen si më të mirat.
Jo secili arrin të prejë blloqet në mënyrë ideale. Kjo është e vështirë veçanërisht për fillestarët.
“Kasollet në formë veje i ndërtojnë kryesisht fillestarët, sepse kanë frikë se mos gabojnë në ndërtim, dhe ata vazhdojnë ta bëjnë si kullë, e në fund i japin formën e duhur”, ka thënë Vyacheslav.
Edhe nëse pjesëmarrësit nuk nderohen me çmimin kryesor për kasollen më mirë të punuar, ata i presin edhe shpërblime të tjera, si psh çmimi për kasollen më të bukur, apo edhe ekipin më të mirë.
Ndërtimi i një kasolleje nga bora duhet të bëhet për dy orë e gjysmë. Diametri i kasolles duhet të jetë dy metra ndërkaq latësia një metër e gjysmë.
Për këtë, vlerësuesi Pavel Timin ka treguar se kanë tri kritere, njëra është madhësia e kasolles që përcaktohet nga diametri, pastaj është lartësia dhe vrimat në mure. Kriteri i katërt është koha e ndërtimit.
Këtë vit, temperatura gjatë festivalit ishte minus 16 shkallë celcius. Sipas pjesëmarrësve, sivjet temperturat janë më të larta në krahasim me vitin e kaluar, ku mbretëroi -32 shkallë celcius.
Sivjet në krahasim me vitin e kaluar, bora është më e hollë, e më këtë vijnë edhe vështirësitë tjera, ka thënë Timin. Sipas tij, tullat nga bora janë më të holla, që do të thotë se thyhen lehtë dhe është më vështirë të vendosen.
Në mesin e konkurrentëve në këtë festival kishte: fëmijë, të rritur e pleq. Më i moshuari ishte një 72 vjeçar, e më i riu dy vjeç.
Pjesëmarrësi Juri ka thënë se në këtë festival po merr pjesë me tërë familjen. Në mesin e tyre ka persona që janë gjyshër, ka prindër, pra janë familje. Për ta është si pushim, pasi që fëmijët rrëshqasin në borë, disa të tjerë pijnë çaj e pushojnë.
Për disa, kjo është hera e parë që marrin pjesë në festival. Një prej tyre është ky pjesëmarrës, i cili ka thënë se kjo ngarje është interesante, se këtu shihet qartë teknologjia, psh vendosja e dyerve e dritareve.
Një pjesëmarrës tjetër ka thënë se kjo është hera e katërt që merr pjesë. Ai ka thënë se kanë një ekip të madh dhe normalisht kanë ndërtuar kasollen e madhe.
Gjatë këtij festivali në total u ndërtuan 123 kasolle bore.
Sa i përket kësaj ngjarjeje, ky është viti i shtatë i organizimit, ndërkaq në të morën pjesë qindra persona, më saktësisht 166 ekipe./21Media

Back to top button