Studentët e UBT vizituan RTV 21

Një grup studentësh të Kolegjit UBT të Prishtinës vizituan sot RTV 21 në kuadër të mësimit praktik nga Dega e Gazetarisë. Ata u njoftuan për së afërmi me historikun e kësaj shtëpie mediale në Kosovë , për angazhimin e këtij mediumi për të qenë sa më afër shikuesit me porosinë për informim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm.

Studentët e UBT vizituan ambientet e punës, studiot dhe u njohën për së afërmi me procesin e punës që nga lajmi e deri te realizimi televiziv. Ata falenderuan për mikpritjen, e cila po vazhdon tash e disa vite ndërmjet Kolegjit UBT dhe RTV 21./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button