Studentët jemenas: Kemi ecur dy ditë për të arritur në Poloni
Të gjithë personat në pikën kufitare Medyka midis Ukrainës dhe Polonisë, dukeshin të frikësuar. Ata përshkruanin skena të luftës. Një grup studentësh jemenas, të cilët studionin në Ukrainë, thanë se kishin ecur 40 km për të shkuar në anën polake.
“Situata në Ukrainë është e mjerueshme, nuk ka mëshirë për askënd. Gratë dhe fëmijët janë kapur në një luftë kaotike”, tha Ahmed Omar, për bbc.
Miku i tij Mohamed AbdelAziz shtoi ”Populli ukrainas është kaq i sjellshëm. Por është gjithmonë kështu forca brutale fiton”.
Pavel është polak dhe ai mbante një tabelë kartoni me një mesazh se ai po ofron udhëtime falas për refugjatët. Ai thotë se ka shumë njerëz që kanë nevojë për ndihmë.
OKB vlerëson se numri i refugjatëve që do të shkojnë në Poloni do të jetë mbi një milion dhe se deri në katër milionë në total mund të largohen nga Ukraina./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?