Studentët kritikojnë Universitetin e Prishtinës

Kritika në 50 vjetorin e themelimit të UP-së

Lëvizja Studentore për Barazi – Studim Kritikë, Veprim ka kritikuar Universitetin e Prishtinës në 50 vjetorin e themelimit. Përmes disa pankartave ata kanë dalë para rektoratit dhe kanë kërkuar veting në arsimin e lartë, literaturë të mirëfilltë, pasurim të bibliotekave, fonde për hulumtime shkencore, bursa dinjitoze për studentët, sistem anti-plagjiaturë dhe Kampus Universitar në shërbim të studentëve.

“Sot shënojmë 50 vjetorin e Universitetit të Prishtinës, duke e kujtuar si hapin më progresist për popullin shqiptar drejtë një rrugëtimi të pazakont ku përgjatë ngritjes së dijes profesionale pati një ndikim edhe më të rëndësisishëm. Universiteti drejtëpërsëdrejti po fillonte ndikimin në zhvillimin dhe artikulimin e kërkesave themelore për liri, barazi dhe pavarësi të popullit”, thuhet në njoftimin e lëvizjes.

Tutje ata deklaruan se përveç kapjes së shtetit, klane të ndryshme kapën në grusht edhe Universitetin e Prishtinës. Lëvizja Studentore për Barazi – Studim Kritikë është shprehur se përpjekja për bërjen e Universitetit nuk mbaron pasi që ide të shumta duhet të shndërrohen në kërkesa, për të përmirësuar denjësisht dhe cilësisht sistemin universitar. /21Media 

Back to top button