Thaçi pranon urime nga Presidentja e Kroacisë, Presidenti i Bullgarisë, dhe i Maqedonisë së Veriut

Me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë

Në 12 Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, presidenti Thaçi ka pranuar urime nga Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, nga Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, si dhe nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka shkruar se beson fuqishëm se marrëdhëniet tradicionalisht miqësore, bashkëpunimi frytdhënës në mes të Kroacisë dhe Kosovës do të zhvillohen më tej dhe do të forcohen në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, posaçërisht në ekonomi, ku ka potencial në shumë sektorë.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, duke shprehur urimet për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në letrën e tij dërguar presidentit Thaçi, ndër tjera ka shkruar se më tepër se dhjetë vite në mënyrë sistematike kemi ndërtuar marrëdhëniet tona në frymën e miqësisë dhe partneritetit, që është bazë solide dhe potencial për zhvillimin e ardhshëm dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kosovës.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi ka pranuar një telegram urimi edhe nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Për më tepër, dua të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të shpreh kënaqësinë time me nivelin që dy shtetet e tona kanë arritur në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes tyre, duke qenë i bindur se ato do të vazhdojnë të intensifikohen në të gjitha fushat me interes të përbashkët gjatë muajve dhe viteve në vijim”, shkruan në letrën e tij presidenti Pendarovksi./21Media

Back to top button