Studentët lirohen nga pagesa
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sonte bëri të ditur se do të lirohen nga pagesa të gjithë studentët e nivelit bachelor, ndërsa 50% nga pagesa do të lirohen studentët ne nivelit Master dhe të Doktoraturës.
Siç informoi Parlamenti Studentor përmes një shkrimi, nga takimi që patën sot me kryministrin në detyrë të Kosovës, Avdullah Hotin, në mesin e kërkesave të realizuara është edhe që mësimi në semestrin e dytë do të zhvillohet fizikisht dhe se studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë nga bursat e MASh.
“Pas kërkesave të shtruara nga Konferenca e Parlamenteve Studentore, në takimin e së premtes (29.01.2021) me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, të gjitha kërkesat janë realizuar”, u bë e ditur ndër të tjera në shkrimin e Parlamentit Studentor./21Media
REALIZOHEN KËRKESAT E KONFERENCËS SË PARLAMENTEVE STUDENTORE
Pas kërkesave të shtruara nga Konferenca e Parlamenteve…
Posted by Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” on Wednesday, February 3, 2021