Studentët nigerianë kërkojnë ndihmë

Studentët nigerianë të bllokuar pranë vijës së frontit në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, kanë kërkuar ndihmë pas pushtimit të qytetit nga forcat ruse.
Raportet thonë se më shumë se 100 studentë afrikanë, shumë prej tyre nga Nigeria janë të bllokuar në qytet.
Studentët po i bëjnë thirrje qeverisë nigeriane që t’i evakuojë shpejt para se t’u ndodhë ndonjë gjë.
Ata e përshkruan situatën e tyre aktuale si traumatizuese, duke thënë se ata kanë jetuar në strehimoret nëntokësore të qytetit për më shumë se dy javë, që kur forcat ruse morën qytetin, përcjell rtv21.tv
Një nga studentët, Jerry Kenny, i cili foli për BBC, tha se gjashtë nga miqtë e tij janë sëmurë për shkak të kushteve të këqija ku jetojnë. Ai tha se aktualisht u janë ndërprerë ushqimi dhe furnizimet e tjera thelbësore.
Ministri nigerian i Punëve të Jashtme, Geoffery Onyeama, tha në fundjavë se ishte në kontakt me ambasadorët e Nigerisë në Ukrainë dhe Rusi, pasi ata angazhojnë qeveritë ruse dhe indiane, si dhe OJQ-të në një përpjekje për të evakuuar në mënyrë të sigurt studentët në Kherson.
Deri më tani, më shumë se 1,400 nigerianë janë evakuuar nga Ukraina që kur vendi u pushtua nga Rusia tre javë më parë.
Shumë prej tyre u zhvendosën në Poloninë fqinje, Rumani, Hungari dhe Sllovaki përpara se të transportoheshin me avion në Nigeri./21Media

Back to top button