Stuhi e përmbytje të mëdha në Itali, ka viktima

Një stuhi e fuqishme ciklonike ka goditur ishullin jugor italian të Sicilisë të martën duke shkaktuar përmbytje rreth qytetit të Catania, duke lënë së paku dy të vdekur dhe duke i kthyer rrugët dhe sheshet në lumenj dhe liqene.
Një zëdhënës i grupit të vullnetarëve Misericordia, të cilët po ndihmojnë policinë dhe zjarrfikësit, tha se trupi i një burri u gjet nën një makinë mes shirave të rrëmbyeshëm që përfshinë qytetin e Gravina, në veri të Catanias.
E kontaktuar nga Reuters, policia konfirmoi vdekjen pa dhënë detaje, transmeton rtv21.tv.
Të hënën, një 67-vjeçar vdiq pasi makina e tij u godit nga ngritja e ujërave dhe balta.
Përmbytjet goditën gjithashtu një repart në spitalin Garibaldi të Catanias./21Media

Back to top button