Stuhia e fortë rrëzon lisin në Prishtinë, Zogaj: Ju lutemi kujdes!

Si pasojë e rrëzimit të lisit në rrugën “Vaso Pasha” në Prishtinë, ka humbur jetën një 30 vjeçar, ndërkaq një grua ka mbetur e lënduar dhe e njëjta po trajtohet në QKUK.
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka apeluar për kujdes të shtuar, pasi në vend po mbretërojnë erëra të fuqishme e shi i rrëmbyeshëm.
“Ju lutemi, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, të keni KUJDES, sidomos në pjesët e qytetit që kane drunj përreth! Ekipet tona të shpëtimit janë në terren dhe po merren me rastet e aksidenteve!”, u shpreh Zogaj./21Media

Back to top button