Stuhia masive e pluhurit mbulon kryeqytetin e Turqisë

 

Të shtunën e 12 shtatorit, një stuhi masive pluhuri goditi kryeqytetin turk të Ankarasë dhe e gjitha u xhirua.

Një erë e fortë goditi gjithë zonën dhe u ngrit një sasi e madhe rëre.

Pamjet tregojnë një re të madhe pluhuri që hyri në qytet dhe kaloi përmes një zone banimi duke errësuar qiellin, transmeton rtv21.tv.

Gjashtë persona pësuan lëndime të lehta nga mbeturinat gjatë stuhisë, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit.

Autoritetet rajonale të meteorologjisë thanë se kjo stuhi ishte shkaktuar ndoshta nga mungesa e shiut në zonë./21Media

Back to top button