Kaloni te përmbajtja kryesore

Stuhia shkakton kaos në fluturime, vonesa në mbërritjen e avionëve në aeroportin e Rinasit

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka ndikuar edhe fluturimet në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë.

Të paktën 9 fluturime mbërritjeje janë vonuar, sipas faqes zyrtare te aeroportit. Bëhet fjalë për avionët nga Perugia, Roma, Milano, Trieste, Vjena, Parisi, Varshava, Kopenhagen, Frankfurt, etj.

Tirana International Airport (TIA) njofton se për shkak të motit të keq skuadra e aeroportit ka pezulluar operacionet në pistë, për rreth 30 minuta./vizionplus

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button