Suedia rekomandon dozën e katërt të vaksinës për të moshuarit

Agjencia Shëndetësore e Suedisë ka rekomanduar që personat mbi moshën 80 vjeçare të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit.

Doza e katërt, sipas rekomandimit, duhet të administrohet të paktën katër muaj pas dozës përforcuese, transmeton rtv21.tv
Suedia më herët gjatë këtij viti shënoi shifra rekorde të infektimeve, teksa varianti Omicron i koronavirusit është përhapur me shpejtësi në mbarë shtetin.
Agjencia Shëndetësore suedeze tha se dozat përforcuese duhet të jenë të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna./21Media 

Back to top button