Vdiq kolonel Skënder Haliti

Mbrëmë ka vdekur oficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skender Haliti. Me këtë rast ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në emër të stafit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjithë pjestarëve të FSK-së ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të kolonel Skënder Halitit.
Mehaj ka thënë se kolonel Haliti, në të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare, si dhe ato qytetare dhe kombëtare ka dhënë kontribut të madh në gjithë proceset e ndërtimit, zhvillimit dhe forcimit të Ushtrisë sonë dhe vendit në përgjithësi.
Tutje Mehaj ka shtuar se Haliti do të kujtohet gjithmonë me nder, si patriot i madh, burrë me karakter e personalitet të fortë dhe i dashur për të gjithë.

“Jemi të tronditur thellë me lajmine hidhur me rastin e ndarjes së papritur nga jeta të luftëtarit të UÇK-së, eprorit të TMK-së, FSK-së, si dhe mikut e bashkëpunëtorit tonë të sapo-pensionuar të Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Skënder Halitit”, ka shkruar ndër tjera Mehaj në Facebook./21Media 
Back to top button