Suedia ua ndalon hyrjen kosovarëve

Qeveria suedeze ka marrë vendim për ndalimin e hyrjen e udhëtarëve nga SHBA-ja, Izraeli, Kosova, Libani, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Vendimi është marrë dje dhe vjen si rezultat i një përditësimi të rekomandimeve të BE -së në lidhje me udhëtimin në BE nga vendet e treta.
Sipas njoftimit të Ambasadës suedeze në Kosovë, kjo masë do të hyjë në fuqi më 6 shtator.
“Për të zbutur efektet e përhapjes së COVID-19, vini re se Qeveria suedeze ka zgjatur ndalimin e përgjithshëm të përkohshëm të udhëtimit në Suedi. Ndalimi i udhëtimit tani përfshin edhe Kosovën, ndër vendet e tjera. Vendimi hyn në fuqi më 6 shtator dhe do të jetë në fuqi deri më 31 tetor 2021, por mund të zgjatet edhe më tej”, thuhet në njoftim.
Hyrja nga Danimarka, Finlanda, Islanda dhe Norvegjia nuk i nënshtrohet asnjë kufizimi./21Media

Back to top button