Suhareka ndan nga 250 euro për nënat që lindin në këtë komunë

Suhareka, komuna e parë

Komuna e Suharekës ka marrë vendim që nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, për çdo lindje të fëmijës do të subvencionohen me nga 250 euro.

Kështu ka deklaruar i pari i Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook dhe ka thënë se kjo po bëhet me qëllim për të ndihmuar familjet.

“Sapo u miratua një vendim me rëndësi të madhe për qytetarët e Komunës së Suharekës. Me këtë vendim Gratë-Nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Suharekë, për çdo lindje të fëmijës do të subvencionohen me nga 250 euro, mjete financiare. Dua t’i falenderoj asambleistët që e votuan dhe e mbështetën inisiativën e tillë, e cila i ndihmon sadopak familjet në mirëqenien ekonomike.”, ka shkruar Muharremaj.

Me këtë Suhareka bëhet komuna e parë që ndërmerr një hap të tillë./21Media

Back to top button