Suhareka nderon Gjonin me mirënjohje

Këngëtari shqiptar, Gjon Muharremaj, u bë ndër emrat më të përfolur pas paraqitjes së tij në kontekstin muzikor “Eurovision”, i cili u mbajt në maj të këtij viti.
E në videon e publikuar dje në Facebook nga kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj u shfaqur momentet e mikpritjes që i është bërë Gjonit në Suharekë.
“Na ke bo krenar Suharekën, krejt Kosovën e ke bo krenar, e ke bo edhe Shqipërinë”, tha Muharremaj drejtuar Gjonit.
Tutje, Muharremaj i dha një mirënjohje Gjonit, pas suksesit të tij në “Eurovision”, ku Zvicra u rëndit e treta./21Media

Back to top button