Avokati i shoferit të autobusit: Ai nuk tha që e zuri gjumi gjatë vozitjes

Avokati i shoferit të autobusit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin të dielën në Kroaci, Igor Cišper ka deklaruar se shoferi nuk i ka treguar se e ka zënë gjumi gjatë vozitjes.
“Në asnjë moment ai nuk i tregoi askujt se ishte në gjumë. Unë arrita të flas me të shkurtimisht, atij i vjen keq për atë që ndodhi. Me sa di unë, ai kurrë nuk i tha askujt se ishte në gjumë. Ai më tha disa gjëra, por unë do t’i mbaj ato për ne.”, ka deklaruar Igor Cisper, avokati i shoferit,
Ndryshe, një autobus nga Kosova është aksidentuar të dielën në mëngjes në Slavonski Brod të Kroacisë, ku kanë vdekur 10 bashkatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 kanë marrë lëndime më të rënda.
Në nder të 10 personave të vdekur në aksident, në Prishtinë të dielën në mbrëmje janë ndezur qirinj, ndërsa dita e hënë është shpallur ditë zie./21Media

Back to top button