Donjeta Sadiku mbetet pa medalje olimpike në “Tokyo 2020”

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku sot në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ka pësuar humbje nga Caroline Depuis e Britanisë së Madhe, kategoria 57 – 60 kg.
Sadiku ka mbetur pa medalje olimpike në “Tokyo 2020”.
Depuis është kampione olimpike për të reja dhe finaliste e turneut kualifikues evropian për “Tokyo 2020”.
Të pranishëm për ta përkrahur Donjetën ishin edhe drejtuesit e KOK-ut në krye me presidentin Ismet Krasniqi, si dhe zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani e Arbër Mehmeti nga Ambasada e Kosovës në Japoni./21Media

Back to top button