Suharekë, një i arrestuar për organizim të lojërave të fatit
Një person është shoqëruar për në stacionin policor pasi i njëjti dyshohet se në lokalin e tij ka organizuar lojëra të fatit.
Siç ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh, të dyshuarit i janë sekuestruar prova materiale si një telefon, një DV-ar, të cilat janë shfrytëzuar në rastin në fjalë.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./21Media