Sulltanesha Hyrrem shfaqet si flutur në Festivalin e Filmit në Kanë

Festivali i 75-të i Filmit në Kanë filloi dje (17 maj) në Cote d’Azur, i cili do të zgjasë deri më 28 maj.
Për nder të hapjes së një prej eventeve më prestigjioze në industri, yjet e kinemasë botërore u mblodhën në tapetin e kuq. Edicion ky që do të zgjasë deri më 28 maj.
Kështu, ndër emrat që morën pjesë ishte edhe Meryem Uzerli, aktorja turke e njohur për publikun shqiptar nga roli i saj si Sulltanesha Hyrrem në serialin turk “Sulltani – Shekulli Madhështor” që është transmetuar në RTV21.
Ajo shkëlqeu në tapetin e kuq, pamje të cilat i publikoi në rrjetin social, Instagram
Por, çka u komentua më shumë ishte se aktorja zgjodhi një fustan të markës ruse Yanina Couture./21Media

Back to top button