Policia suedeze thotë se afër 10 persona janë vrarë gjatë të shtënave në një shkollë

(Lajm i përditësuar)
Policia suedeze thotë se afër 10 persona janë vrarë gjatë të shtënave në një shkollë
Policia suedeze ka njoftuar se 10 persona janë vrarë gjatë të shtënave në një shkollë në Suedinë qendrore.
Sipas raportimeve, numri përfundimtar i viktimave dhe i të plagosurve ende nuk është përcaktuar.
Sipas policisë, edhe sulmuesi i dyshuar është në mesin e të vrarëve.
Sulm me armë në një shkollë të Suedisë, qëllohen pesë persona
Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në një shkollë në Suedinë qendrore.
Të shtënat ndodhën në Örebro, 200 km në perëndim të Stokholmit, të martën pasdite.
Policia tha se numri i viktimave është ende i paqartë.
Ngjarja ka ndodhur para orës 13:00 me orën lokale dhe zyrtarët po u bëjnë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg shkollës.
“Kjo aktualisht shihet si një tentativë vrasjeje, zjarrvënie dhe vepër e rëndë me armë”, tha policia në një deklaratë./21Media