Sulm me thikë në Turqi
Një i ri me me fytyrë të mbuluar dhe i veshur me jelek antiplumb goditi me thikë të paktën pesë persona dje, njëri prej të cilëve u plagos dhe është shtruar në spital në gjendje të rëndë, përpara se të neutralizohej.
Ngjarja ndodhi në kopshtin e një xhamie në Eskisehir (Dorylaion) në veriperëndim të Turqisë.
I dyshuari, 18 vjeç, i armatosur me një thikë të madhe, filmoi dhe transmetoi aktin e tij drejtpërdrejt përmes X përpara se të arrestohej nga policia dhe të merrej në paraburgim.
Disa media turke folën për shtatë të plagosur dhe një të vdekur.
“Sulmuesi ishte i veshur si një personazh video-loje, kishte një sëpatë të varur në belin e tij, një jelek antiplumb, një helmetë dhe një maskë,” raportoi faqja e lajmeve Eskişehir Durum.
Pamjet e filmuara nga vetë ai e tregojnë të riun duke mbajtur syze mbi një maskë me tipare të ngjashme me kafkën në pjesën e poshtme të fytyrës së tij.
Uebsajtet turke raportuan gjithashtu se ai mbante një “diell të zi” – një simbol nazist i përbërë nga tre svastika – në gjoks.
Sulmuesi nuk mori përgjegjësinë për aktin, tha gazeta Cumhuriyet, duke shtuar se ai mund të ketë qenë “nën ndikimin psikologjik të lojërave video luftarake”.