Sulm në Itali, plagoset ish-futbollisti i Arsenalit

Një person ka vdekur dhe të paktën katër të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një supermarket pranë Milanos, në veri të Italisë.
Ata thonë se një punonjës i supermarketit vdiq pasi një burrë filloi të sulmonte njerëzit.
Mes të plagosurve është edhe Pablo Mari, ish-futbollisti i Arsenalit.
Një i dyshuar 46-vjeçar është arrestuar. Motivi i sulmit ende nuk është i qartë.
Sipas mediave italiane, sulmuesi ka pasur probleme mendore, transmeton rtv21.tv.
Mari, një mbrojtës spanjoll 29-vjeçar, iu bashkua Arsenalit nga skuadra braziliane Flamengo në janar të vitit 2020. Ai ka luajtur vetëm 19 herë për Topçinjtë dhe aktualisht është në huazim me klubin italian Monza.
Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta tha: Sapo e mora vesh. E di që Edu [drejtori teknik i Arsenalit] ka qenë në kontakt me të afërmit e tij. Ai është në spital, por duket se është mirë./21Media

Back to top button