Veliaj: Sot asnjë në Kosovë e Shqipëri nuk vdes për bukë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, thotë se në Kosovë dhe Shqipëri asnjë qytetarë nuk vdes për bukë, pasi ka institucione sociale dhe mënyra të tjera prej së cilave ndihmohen. Por sipas tij, përveç bukës, njeriu jeton edhe me art, kulturë, libra, poezi, teatër e opera.
“Sot nuk jetohet vetëm nga buka. Sot asnjë në Kosovë e Shqipëri nuk vdes për bukë. Ka institucione sociale, ka mënyra se si ndihmohen. Sot duhet me shpjegu që përveç bukës, njeriu jeton edhe me art, kulturë, libra, poezi, teatër e opera. Shpresoj fortë që të kuptojmë se ky ushqim shpirtëror ushqen shpirtin tonë ndoshta edhe më shumë se buka e stomakut”, tha Veliaj në 12 Gradë të RTV21.

Kryebashkiaku foli edhe për projektin “Fshati Krijues”, një fshat i pazakontë që i është shtuar Petrelës, zonës piktoreske në periferi të Tiranës.
Ky vend ku çdokush, veçanërisht fëmijët, mund të gjejnë plot mundësi për t’u argëtuar.
Veliaj tha se synim i projektit është që shumë fëmijë nga qyteti t’i sjellin në zona urbane për të qëndruar për disa kohë larg hapësirave digjitale.
“Një miks perfekt, shumë fëmijë të qytetit erdhën me prindërit e tyre për të punuar me fëmijët e fshatit në këto punëtorit që i kemi krijuar këtu”, tha Veliaj./21Media

Back to top button