Sulm në një qendër tregtare, 4 të vrarë

Katër izraelitë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm në jug të vendit, thotë policia.
Tre u goditën me thikë për vdekje jashtë qendrës tregtare BIG në Beersheba, ndërsa një i katërt u përplas nga një automjet i drejtuar nga sulmuesi, thonë ata.
Sulmuesi u qëllua për vdekje nga një shofer autobusi, transmeton rtv21.tv.
Agjencia e sigurisë së brendshme të Izraelit tha se sulmuesi ishte një arab izraelit, i cili dikur ishte burgosur për mbështetjen e grupit të Shtetit Islamik (IS).
Alqian ishte arrestuar në vitin 2015 kur kishte planifikuar të nisej për në Siri për t’iu bashkuar IS. Ai u dënua dhe më pas u lirua në vitin 2019.
Një numër i të plagosurve, disa raportohet se kanë lëndime kritike, janë dërguar në spital.
Ky është sulmi më vdekjeprurës i tillë në Izrael për disa vite.
Kryeministri izraelit, Naftali Bennett e përshkroi atë që kishte ndodhur si një “sulm të tmerrshëm terrorist”./21Media

Back to top button