Sulm në një shkollë fillore në Gjermani, plagosen dy nxënëse

Dy nxënëse të moshës 7 dhe 8 vjeç u plagosën rëndë kur një burrë i sulmoi me thikë në një shkollë në zonën Neukeln të Berlinit.

Sipas mediave gjermane, autori i dyshuar është një 39-vjeçar.

Policia e arrestoi atë në vendin e krimit në “Mainzer Strasse”. Nuk është bërë e ditur nëse autori dhe viktima kanë pasur lidhje.

Një zëdhënëse e policisë konfirmoi për mediat gjermane se vajzat u plagosën me thikë.

Krimi ndodhi në oborrin e shkollës fillore, e cila i përket shkollës Ungjillore Neukölln në Mainzer Straße. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje. Sipas raportimeve, disa fëmijë ishin dëshmitarë të aktit. Pastorët janë në vend për t’u kujdesur për fëmijët.

Sipas mediave autori mësohet se ka pritur policinë në shkollë. Policia dyshon se ai është i sëmurë mendor dhe të mos ketë asnjë lidhje me viktimat.

Back to top button