Sulm në perëndim të Gjermanisë, dy të vrarë

 
Policia gjermane është vënë në kërkim të një personi të armatosur, i cili raportohet se ka vrarë një burrë dhe një grua gjatë të shtënave.
Hetuesit policorë  kanë deklaruar se një person është vrarë brenda një shtëpie, ndërsa tjetri jashtë saj.
Sulmi ka ndodhur në qytezën veriperëndimore, Espelkamp, e cila shtrihet në perëndim të Hanoverit.
“Siç qëndrojnë gjërat, më shumë duket si krim sesa si terrorizëm”, ka deklaruar një zëdhënës i policisë.
Gazeta “Bild” e ka cituar policinë të ketë thënë se vrasësi dukej se po vraponte pa kontroll në qendër të qytezës dhe se oficerët kanë thënë se sulmuesi është ende në arrati.
Pjesëtarët e policisë speciale kanë dalë në vendin e ngjarjes në Espelkamp, qytezë me rreth 20 mijë banorë në rajonin perëndimor, Nord Rhine Westphalen.
Rrethanat e sulmit janë të paqarta, por autoritetet kanë deklaruar se nuk duket të ketë rrezik për publikun. Raportet fillestare kanë treguar për një të vrarë, por policia më vonë ka informuar se edhe një person tjetër ka vdekur.

Back to top button