Sulmet kibernetike kanë goditur rreth 100 shtete
E plotësuar:
Në gjithë botën janë infektuar me dhjetëra-mijëra kompjuterë
Ministrat e Financave të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës G7, do të detyrohen të bashkojnë forcat në luftën kundër rritjes së kërcënimeve të sulmeve kibernetike ndërkombëtare, thuhet në draft-deklaratën, të cilën ministrat po e përgatisin për takimin që mbahet në Itali, transmeton Reuters.
Agjencia britanike përkujton se në sulmet e djeshme kibernetike në gjithë botën janë infektuar me dhjetëra-mijëra kompjuterë në pothuajse 100 shtete botërore.
Qeveria britanike ende nuk e di se kush qëndron mbrapa sulmit të djeshëm, i cili ka çrregulluar punën e sistemit shëndetësor në Britani të Madhe, deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Amber Rad.
“Nuk jemi në gjendje t’ju tregojmë se kush qëndron mbrapa sulmit. Kjo punë (e hetimeve) edhe më tej është në rrjedhë”, ka thënë ajo për BBC.
Evropoli kërkon hetime për sulmet e fundit kibernetike në botë
Vala e sulmeve kibernetike, të cilat shkaktuan kaos në gjithë botën deri më tash janë në nivel të paparë ndonjëherë, njoftoi të shtunën Evropoli, transmeton AFP.
Evropoli ka bërë të ditur se për shkak të këtyre sulmeve nevojiten hetime ndërkombëtare me qëllim të gjetjes së akterëve.