Sulmet me raketa ruse vrasin 11 ukrainas

Të paktën 11 persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën në të gjithë Ukrainën si rezultat i sulmeve me raketa ruse, njoftuan Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës.
Në një deklaratë, zëdhënësi i shërbimit Oleksandr Khorunzhyi tha: Janë dëmtuar 35 ndërtesa, kanë rënë dy zjarre, 100 shpëtimtarë janë përfshirë në procesin e rikuperimit pas sulmit. Raketat shkaktuan dëme në 11 rajone në të gjithë Ukrainën.
“Shumica e dëmeve në banesa janë në rajonin e Kievit. Kemi lidhur 88 gjeneratorë për të furnizuar me energji elektrike objektet sociale si spitalet etj”, shtoi ai./21Media

Back to top button