Përfundon sezoni për basketbollistin e Vëllaznimit

Klubi i basketbollit Vëllaznimi përmes një komunikate në faqen zyrtare e ka konfirmuar se basketbollisti, Don Polloshka do ta humbas sezonin aktual si pasojë e lëndimit.
Polloshka pësoi një lëndim në gju gjatë stërvitjes javën e kaluar, dhe pas testeve mjekësore është udhëzuar që duhet të operohet.
Si pasojë e këtij lëndimi dhe nevojës për operim, sezoni aktual për Polloshkan ka përfunduar.
“Ekipit do të i mungoj shumë shpirti luftarak i Don Polloshkas, dhe aftësitë e tij organizative. Por, neve na mbetet vetëm t’i urojmë atij shërim sa më të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë”, shkruante në komunikatën e KB Vëllaznimit.

Back to top button