Sulmet në veri, Sveçla: Solli pasiguri te qytetarët atje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka folur për sulmin ndaj zyrtarëve policor në Veri.
Sveçka ka theksuar se ajo situatë ka sjellur pasiguri te qytetarët atje.
”Angazhimi i suksesshëm i Policisë ka bërë që të kemi situatë stabile, Policia në çdo cep të Kosovës është për të mbrojtur ligjshmëritë dhe për të siguruar qytetarët pa kurrëfarë dallimi”, ka thënë Sveçla.
Tutje Sveçla ka theksuar se sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri janë nxitur për shkak të vendosjes së ligjshmërisë në atë pjesë dhe kanë qëllim destabilizimin e vendit./21Media

Back to top button